15:08 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa drejt koncertit të radhës me këtë veshje interesante

Suksese e Dua Lipës në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur.

Ajo ka pasur një ndër vitet më të suksesshme në karrierë dhe me ritëm të njëjtë edhe po e mbyll, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ka treguar se është nisur drejt angazhimeve të tjera profesionale.

Ajo që ka rënë në sy është edhe veshja e saj interesante dhe sportive e këngëtares e cila vazhdimisht sjell trendë të reja të veshjes.

“Shihemi Toronto. Kemi shkruar disa këngë të mira, kemi ushtruar në palestër dhe tani jemi gati për një shkëlqim të radhës. Shihemi së shpejti Philly”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, 23 vjeçarja së fundi mbuloj ballinën e revistës së njohur ‘British Vogue’/Indeksonline/

Temat: