75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Dua Lipa duket elegante me fustan të zi, pas mbarimit të mbrëmjes madhështore të Met Gala 2023

Dua Lipa doli me një fustan të zi të shkurtër të martën në qytetin e New Yorkut, pas paraqitjes së saj glamuroze në Met Gala 2023.

Ylli 27-vjeçar i muzikës pop veshi një fustan të zi me material lëkure së bashku me një xhaketë lëkure të përshtatshme ndërsa po dilte nga hoteli i saj në Upper East Side.

Ajo kompletoi veshjen e saj elegante me çorape të zeza transparente dhe taka të zeza me majë, shkruan DailyMail.