Dua Lipa duket mahnitëse në numrin e ri të “Vanity Fair”

Dua pozoi për prestigjiozen “Vanity Fair”.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pozoi për numrin e ri të revistës “Vanity Fair”, shkruan lajmi.net.
Si çdo herë, edhe kësaj radhe këngvtarja erdhi atraktive në këtë set fotografik, duke u paraqitur me shumë stil.
Në disa prej imazheve, Duan e shohim të veshur me një bodysuit e me flokë të gjata, ndërsa mbante edhe një palë taka.
Në foto e tjera, këngëtaren e shohim të veshur me fustan të shkurtër e xhaketë prej pelushi, teksa vuri në plan të parë këmbët joshëse.
Po ashtu, ajo ka dhënë edhe një intervistë për këtë medium, duke zbuluar planet e ardhshme në muzikë.