12:12 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa e çon në darkë me prindërit, Anwar Hadidin

Ajo ka qenë e pandashme nga vëllai i Gigi dhe Bella Hadid që kur filluan një romancë verën e kaluar.

Dhe Dua Lipa vërtetoi se marrëdhënia e saj me Anwar Hadidin po vazhdon të jetë e fortë pasi ata mbajtën duart, ndërsa morën pjesë në darkën e 25-vjetorit të martesës së prindërve të saj në Ivy Asia St Paul’s në lindje të Londrës të martën në mbrëmje, transmeton Indeksonline.

Muzikantja e cila po kryeson toplistat rrëmbeu vëmendjen në një palë pantallona lëkure të kuq, të kombinuar me një bluzë të zeza dhe një xhaketë nga Balenciaga mbi supet e saj dhe këpucë nga marka “Bottega Veneta”, me vlerë 905 dollarë.

Dua dhe Anwari po kalojnë shumë kohë së bashku mes Londrës, Los Angjelosit dhe New Yorkut.

Dyshja kohë më parë ka marrë një apartament me qira në New York, ndërsa modeli qëndron afër saj gjatë angazhimeve muzikore./Indeksonline/