15:02 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa, e emocionuar për performancën në “American Music Awards”

Sukseset e Dua Lipës po shtohen çdo ditë e më shumë dhe kjo bën krenar jo vetëm këngëtaren, por edhe shqiptarët në mbarë botën.

Ylli i muzikës vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e re “Don’t Start Now” dhe tashmë ky projekt është kthyer në hit botëror, shkruan Indeksonline.

23-vjeçarja po ashtu këtë këngë pritet ta performojë në ndarjen prestigjioze të çmimeve “American Music Awards”.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

“Shumë e emocionuar t’ju tregoj se do të performojë për të dytin vit radhazi në “AMA”, shihemi atje”, ka shkruar Dua në postim.

“American Music Awards” mbahet më 24 nëntor në Los Angjelos, Kaliforni./Indeksonline/