14:03 / E Martë, 10 Shtator 2019

Dua Lipa e falenderon Miley Cyrus për pjesëmarrjen në Festivalin ‘Sunny Hill’

Mediat ndërkombëtare edhe njëherë e kanë përmendur shtetin e Kosovës, kjo për shkak të yllit dhe ‘ambasadores’ Dua Lipa, e cila po e promovon më së miri me anë të muzikës vendin e saj, shkruan Indeksonline.

Dua ka shprehur ‘dashurinë’ për këngëtaren Miley Cyrus, pas pjesmarrjes së saj në festivalin e muzikës Sunny Hill në Prishtinë, Kosovë, me kërkesë të saj.

Lipa e cila e organizoi festivalin së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa, foli për ET të hënën për mënyrën se si e bindi këngëtares Cyrus të performojë në ngjarjen e organizuar nga ajo në fillim të gushtit në Prishtinë.

“Ajo është një mbretëreshë!” : tha Lipa duke ju referuar Miley Cyrus.

“Unë jam aq mirënjohës ndaj saj, sepse në Kosovë, ne kurrë nuk kemi pasur një artiste femër ndërkombëtare si Miley të zbriste për të bërë një shfaqje si ajo”: tha ndër të tjera Lipa.

Këngëtarja “New Rules” gjithashtu ndau një lajm të mire për fansat, ajo ka disa melodi të reja në përpunim dhe së shpejti do të vijë me këngë të reja. /Indeksonline/