75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa e ftuar speciale, në “Sanremo-n 2020”?

Për të gjashtin vit radhazi, RAI do t’i ofrojë fituesit të festivalit të muzikës “Sanremo 2020”, mundësinë për të përfaqësuar Italinë në garën e “Eurovisionit 2020”, në Roterdam. 

Ndërsa i afrohemi fillimit të festivalit njëjavor, RAI ka njoftuar dy interpretues ndërkombëtarë, që do të jenë të ftuar special: Dua Lipa dhe Lewis Capaldi, shkruajnë mediat italiane, transmeton Indeksonline.

Për edicionin e vitit 2020 të festivalit, drejtori artistik i Sanremos, Amadeus, ka njoftuar dy mysafirët ndërkombëtarë, yjet e muzikës , Lewis Capaldi, i cili raportohet se u konfirmua si i ftuar special më 11 dhjetor. Dhe këngëtarja  me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, që do të performojë në skenën e Sanremos.

 Aktualisht pritet që Dua të performojë në natën e katërt ap të pestë, që zhvillohen midis 4 dhe 8 shkurtit.

Pa dyshim, Dua Lipa do të përfitojë nga shfaqja për të promovuar turneun e saj të ardhshëm e “Future Nostalgia” , e cila do të fillojë në Itali në fund të prillit. Emri i turneut është marrë nga emri i albumit të saj të dytë, që do të dalë këtë pranverë, në të cilin përfshihet edhe hiti “Don’t Start Now”.

“Sanremo” fillon më 4 shkurt./Indeksonline/