19:29 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa e guximshme, përsëri ndryshon pamjen

Këngëtarja e suksesshme shqiptare Dua Lipa ka korrë një sukses të madh në skenën muzikore botërore, me këngët e saj që janë kthyer në hite, shkruan Indeksonline.

Teksa ajo ka sukses me projektet muzikore, Dua numëron miliona fansa gjithandej nëpër botë.

Edhe vëmendja sa i përket pamjes ose jetës private të këngëtares është e madhe.

Ajo kohëve të fundit po ‘eksperimenton’ me sitlin e flokëve, duke bërë disa ndryshime.

Pasi u shfaq me flok të zezë të shkurta, tani ajo duket se i ka ngjyrosur flokët, duke u bërë bionde.

Këtë e ka publikuar para më shumë se 30 milionë fansave që e ndjekin në Instagram, për t’u treguar atyre ndryshimin më të ri. /Indeksonline/