75 Mall Live Search
21:59 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa e pandalshme, arrin një tjetër sukses të madh

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka arritur një tjetër suksese të jashtëzakonshëm.

Pak javë më parë 23 vjeçarja publikoj këngën e re ‘Don’t Start Now’ e cila tashmë është renditur në pozitë e tretë në ‘Billboard Hot 100’, shkruan Indeksonline.

Ky lajm e ka lumturuar pafund artisten nga Kosova e cila e ka ndarë me adhuruesit në Instagram.

‘O Zot po e publikoj këtë tash sepse kjo mund të mos ndodhë më kurrë, në pozitën e 3 në Hot 100’, ka shkruar Dua.

Ndryshe, në prill publikohet albumi i saj i dyte ‘Future Nostalgia’./Indeksonline/