Dua Lipa e para në toplist me albumin “Future Nostalgia” për të tretën javë më radhë

Dua Lipa po kryeson toplistat botërore me albumin e ri “Future Nostalgia” i cili është i dyti në karrierën e saj të suksesshme
Albumi i 23 vjeçares hyjmë në javën e tretë të renditjes në vendin e parë në top listën zyrtare të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua ka ndarë me adhuruesit në Instagram postimin e “Official Charts”, e lumtur për suksesin e albumit i cili përmban gjithsej 11 këngë, të cilat janë publikuar tashmë të gjitha edhe në kanalin YouTube.
Ndërkohë, Dua e cila kishte planifikuar fillimin e turneut botëror në muajt e parë të ëtij viti ka anuluar data e koncerteve për tu rikthyer në një kohë më të përshtatshme pas pandemisë./Indeksonline/
