09:42 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa e tmerruar me mënyrën se si i trajtuan fansat e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka mbetur e tmerruar se si sigurimi trajtoj fansat e saj në koncertin në Shangahi, transmeton Indeksonline.

Në videot e postuar shihet se si sigurimi largon disa fansa për arsye se kishin flamurë të komunitetit LGBT, kërcenin ose vetëm se qëndronin përpara tyre.

Pas kësaj Dua Lipa kishte reaguar me një postim në Instagram duke thënë se ishte e tmerruar me atë se çfarë kishte ndodhur dhe se ju dërgon dashuri të gjithë fansave të përfshirë në incidentin. Po ashtu ajo tha se do të rikthehet kur të jetë koha e duhur dhe se shpreson që të shohë sa më shumë flamur të komunitetit LGBT./Indeksonline/

 

Temat: