75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa “elektrizon” skenën e Sanremos

Nata e katërt e festivalit italian “Sanremo” mirëpriti yllin kosovar të muzikës, Dua Lipën.

Këngëtarja shqiptare u ngjitë në skenën gjigante të festivalit, duke dhuruar performancë fantastike të hitit të saj të fundit “Don’t Start Now” që është pjesë e albumit më të ri “Future Nostalgia”.

E veshur në të zeza, e shoqëruar nga valltarët, Dua përveç vokalit mahniti edhe me performimin dhe lëvizjet në skenën.

Pas performacës 24 vjeçarës iu dhurua edhe një buqetë me lule, teksa u duartrokit nga të pranishmit në sallë./Indeksonline/