“Dua Lipa është e ardhmja”, këngëtarja kosovare në ballinën e “Elle”

Dua Lipa po vazhdon të jetë imazh i revistave më të njohura në botë.
Pas sukseseve më albumin e saj të “Future Nostalgia”, 23 vjecarja së fundi është paraqitur në ballinën revistës së njhour “Elle”.
“Fotosesioni për Elle USA nga Zoey Grossman. Faleminderit Nina Garcia dhe gjithë ekipit të Elle USA për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Mirënjohëse të jem sërish në kopertinën tuaj”, ka shkruar Dua sipër postimit.

Këngëtarja kosovare duke veçantë si përherë, në një fustan të tejdukshëm që ia vinte në pah linjat e saj joshëse.
Ndërsa në një tjetër foto ajo erdhi e zhveshur komplet teksa mbuloje me një kitarë shumëngjyrëshe
Kujtojmë që albumi i ri i Duas pak ditë më parë u rendit në pozitën e parë në Britaninë e Madhe./Indeksonline/