Dua Lipa fanse e Arsenalit, shihet në stadium
Teksa në “Emirates Stadium” po zhvillohet ndeshja Arsenal – Aston Villa, një moment kamerat kapen një person unik në ulëse.
Bëhet fjalë për Dua Lipën, shkruan IndeksOnline.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore po përcjellë nga afër ndeshjen e vlefshme për raundin e 19-të të Premierligës, e shoqëruar nga partneri i saj, Callum Turner, dhe familjarët.
Ndonëse një prej këngëve më të famshme të Duas, “One Kiss”, është kënga e preferuar e Liverpool-it, Dua duket se në zemër ka “Gooners-at”.
Kjo nuk është ndeshja e parë që Dua po e përcjellë në ulëset e Arsenalit, sidomos gjatë këtij sezoni./IndeksOnline/

