Dua Lipa fillon xhirimet e ‘cover-it’ të albumit të ri
Dua Lipa është drejt finalizimit të albumit të ri që është i dyti me radhë në karrierën muzikore.
Këngëtarja e njohur shqiptare ditë më parë u rikthye fuqishëm me këngën ‘Don’t Start Now’ e cila ka për një kohë të shkurt është kthyer në një hit të padiskutueshëm botëror duke thyer rekorde në toplistat ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tani 23 vjeçarja ka filluar punën drejt përfundimit të albumit të ri i cili pritet të lansohet në fillimi të vitit 2020.
Ylli kosovar i muzikës ka treguar se ajo ka filluar xhirimet e ‘cover-it’ të albumit, emri i të cilit do të bëhet i ditur në ditët e ardhshme.

“Sot po filmoj ‘cover-in’ e albumit tim”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazhit.
Ndryshe, Dua ditë më parë performoj hitin e ri në skenën e ndarjes së çmimeve prestigjioze ‘MTV EMA’./Indeksonline/