75 Mall Live Search
15:56 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa flet për Kosovën dhe festivalin “Sunny Hill”, tek Jimmy Fallon

Këngëtarja e talentuar nga Kosova, Dua Lipa, është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në skenën muzikore ndërkombëtare.

Ajo mbrëmë ka qenë e ftuar në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, që është një nga emisionet më të ndjekura në të gjithë botën, shkruan Indeksonline.

Jimmy njihet për aftësitë e tij në realizimin e emisioneve të përmasave të tilla.

Gjatë emisionit, ai e ka pyetur Duan edhe për Kosovën dhe festivalin Sunny Hill.

“Prej kur kam qenë 11 vjeçare deri në moshën 15 vjeçare  kam jetuar në Kosovë”, ka thënë ajo.

Pastaj ajo ka treguar edhe për festivalin dhe shkollën e muzikës “Sunny Hill”, që e ka organizuar në Kosovë, e që u jep mundësi shkollimi të rinjëve nga Kosova për të arritur ambiciet e tyre në fushën e muzikës dhe të depërtojnë në arenën ndërkombëtare, siq ka bërë edhe Dua. /Indeksonline/