75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa i bën dhuratë unike kunatës Gigi Hadid për ditëlindje

Dje ka festuar ditëlindjen e 25-të një prej modeleve më të mira në botë, Gigi Hadid.

Tek ne Gigi ndryshe është e njohur edhe si kunata e artistes shqiptare, Dua Lipa e cila është në lidhje me vëllain e modeles, Anwar Hadid.

Përvec urimit që i bëri në mediat sociale, Dua i ka bërë edhe një dhurata unike kunatës së saj bashkë me Anwarin.

Ata të dy i dërguan një buqetë shumëngjyrëshe me lule, teksa Gigi e publikoj në Instagram duke e falënderuar çiftin.

“Faleminderit engjëj, u dua, do të dëshiroja që të ishit këtu”, ka shkruar Gigi në postim./Indeksonline/