16:10 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa i uron ditëlindjen ‘binjakes’ së saj me fotografi shumë të nxehta

Dua Lipa njihet si person që e vlerëson shumë shoqërinë dhe nuk heziton të shprehë dashurinë për ta.

Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit në Instagram, ku ka uruar ditëlindjen shoqes së saj, dizajneres Nathalie Ballout, transmeton Indeksonline.

“Urime ditëlindjen motrës sime më të mirë, Nathalie Ballout,  e cila më mungon shumë, sidomos sot. Ti sjellë shumë dritë dhe dashuri në jetën time. Të gjitha përqafimet dhe puthjet e botës.”,u shprehë Dua Lipa në postimin e saj.

Këtij urimi ajo i bashkëngjiti dy fotografi, ku Dua dhe shoqja e saj dukeshin shumë të afërta./Indeksonline/

Temat: