75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa, uron prindërit për 25-vjetorin e martesës së tyre

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me sukses ka arritur të depërtonte në skenën muzikore botërore, duke kapur majat e toplistave më të rëndësishme.

Ajo, gjithashtu është personazhi shqiptar më i ndjekur në botë, sa u përket ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 40 milionë ndjekës.

Dua ka shfrytëzuar Instagramin për të uruar prindërit e saj, me rastin e 25- vjetorit të martesës së tyre.

“Sot është përvjetori i 25-të i martesës së prindërve të mi, dashuria më e fortë që kam njohur”, ka shkruar ajo, bashkëngjitur me një fotografi të vjetër të prindërve të saj në plazh. /Indeksonline/