18:49 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa inspirim për artistët, merr një dhuratë të veçantë

Dua Lipa po shënon suksese të jashtëzakonshme në karrierën e saj artistike.

Ylli kosovar me famë botërore madje është bërë motiv për shumë kënd.

Së fundmi është Diego Jaramillo ai që ka bërë animacion figurën e saj, e kjo gjë i ka pëlqyer tej mase asaj, ngase ka ndarë atë edhe me fansat e saj në llogarinë Instagram, ku ka falënderuar artistin.

Ndryshe kënga e saj e re “Swan Song” është bërë tashmë hit, ku ka marrë mbi 12 milionë klikime.

Dua ka treguar se është e entuziasmuar me rastin e premierës së filmit ‘Alita’ që do të shfaqet në LA, ku kënga e saj e fundit është përdorë kolonë zanore./Indeksonline/