75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa intervistë për revistën “Vogue”, sjell emocionet e albumit të ri

Dua Lipa ka realizuar një intervistë për revistën e njohur “Vogue” ku edhe foli për albumin e saj më të ri që publikohet së shpejti.

Përveç kësaj, Dua Lipa ka folur edhe për arritjet dhe sukseset e shumta në karrierë.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është artistja femër më e transmetuar në Spotify gjatë vitit 2017-2018, “Neë Rules” ka grumbulluar mbi një miliardë prurje vetëm, ndërsa videoja “IDGAF” ka grumbulluar gjysmë miliard shikime në kanalin zyrtar të  YouTube.

Viti  2018, ishte një vit i paharruar për Duan e cila për të parën herë fitoi dy “Brit Awards”, ajo gjithashtu fitoi dy çmime “Grammys” në vitin 2019.

 “Ishte shumë më e lehtë për mua të shkruaj gjëra që më bënë të pakënaqur, sepse ato ishin gjëra që më kishin mbetur në mendje më të gjata.” Pasi sapo është mbushur 24 vjeçe në gusht, ajo premton që albumi i saj i dytë do të ishte pak më “konceptual” dhe ” i pjekur”.

Këngëtarja e famshme u rikthy në vendlindje ng Londra në moshën 12 vjeçe, ajo më vonë bindi prindërit e saj ta lejonin të kthehej vetëm në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar kur ishte vetëm 15 vjeçe. Ajo qëndroi me një mik të familjes dhe studionte në Shkollën e Teatrit të Sylvia Young, duke siguruar jetesën duke modeluar dhe postuar video në YouTube.

Artistja poashtu flet për emocionet para publikimit të albumi më të ri i cili pritet të lansohet brenda këtij viti.

“Tani jam në LA duke përfunduar këngët dhe jam vërtet e entuziazmuar. Kam një presion më tepër. Ndjehem sikur e njoh veten shumë më mirë. Unë e di se për çfarë dua të shkruaj, di të shpreh ndjenjat e mia. Unë e di se si të flas për gjërat dhe ta lejoj veten të jem e ndjeshme”, Tha Dua në pyetjen për albumin e ri.

Ndryshe, pas ndarjes nga Isaac Carew me të cilin ishte në lidhje prej vite, këngëtarja ka nisur një romancë të re me modelin e njohur, Anwar Hadid./Indeksonline/