75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 23 Korrik 2023 / AR

Dua Lipa iu buzëqesh paparacëve, i dashuri i saj fshihet

Dua Lipa iu buzëqesh paparacëve, ndërsa i dashuri i saj fshihet në mënyrë qesharake që të mos bie në sy

Dua Lipa, 27 vjeç, u shfaq në Londër për një takim këtë të premte me të dashurin e saj, regjisorin francez Romain Gavras, 42 vjeç.Romain është djali i regjisorit greko-francez Costa-Gavras, vepra më e njohur e të cilit përfshin thrillerin politik të errët komik, “Z”, shkruan DailyMail

Dalja e tij e fundit me Duan ndodhi në fundjavën e shfaqjes së filmit të ri “Barbie”, ku Dua Lipa ka një rol në të dhe këndon kolonën zanore të tij.

Vëzhguesit e industrisë kanë qenë në tentativë për përballjen e biletave mes “Barbie” dhe “Oppenheimer”, pasi të dyja prodhimet patën premierën në të njëjtën kohë.

Pas lajmeve se “Barbie” ia kaloi “Oppenheimer” në parashikime, Dua u shfaq me një humor shumë të mirë të premten mbrëma.

Artistja e lindur në Londër mund të shihej duke qeshur, ndërsa qëndronte në sediljen e pasme të veturës së saj gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e saj të lindjes.

Ajo dukej elegante e veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe një palë xhinse, të kombinuara me këpucë lëkure të zeza dhe një çantë dore.