13:00 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa ja uron ditëlindjen vjehrrës së saj

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është emri më i spikatur shqiptar sa i përket sukseseve në arenën ndërkombëtare.

Ajo tash e një kohë ka bërë zyrtare lidhjen e saj të dashurisë me Anwar Hadid, i cili është vëllau i modeleve të njohura Bella dhe Gigi Hadid, shkruan Indeksonline.

Së fundmi nëna e Anwar-it, Yolanda Hadid ka festuar ditëlindjen.

Ajo ka marrë urime nga shumë emra të njohur, e nuk ka se si të mungoj urimi edhe nga ‘nusja’ e djalit të saj Dua.

Dua Lipa përmes një Instastory i ka uruar ditëlindjen vjehrrës duke shkruar : “Urime ditëlindjen për këtë super grua, Yolanda Hadid.” /Indeksonline/