Dua Lipa ka një urim special për të dashurin e saj

Dua Lipa padyshim se është këngëtarja më e suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ajo është mjaft e njohur në skenën muzikore botërore, duke numëruar me miliona fansa të cilët e ndjekin atë hap pas hapi në secilën paraqitje që bën, shkruan Indeksonline.
Dua tashmë është në lidhje me Anwar Hadid, pranë të cilit pozon shpesh dhe duket mjaft e lumtur.
Së fundmi, Anwar ka festuar ditëlindjen dhe Dua është kujdesur që të bëj një urim special për të.
“Urime ditëlindjen dashuria ime, drita ime. Gjithçka është më e mirë me ty”, ka shkruar ajo pranë shumë fotografive ku dyshja shihen të lumtur së bashku. /IndeksOnline/

