75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa kaq atraktive, veshje unike dhe stil me shije

Është prej emrave shqiptarë më të suksesshëm ndonjëherë dhe fama e saj po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Artistja shqiptare që u rrit në Londër, Dua Lipa përveç një nga këngëtaret me zëri më unik, ajo është edhe prej femrave më të kompletuara në botë, shkruan Indeksonline.

Me stil të veçantë të veshjes, bukuri natyrale dhe linja seksi, 23 vjeçarja kosovare hyn në mesin e femrave që krahas talentit komentohen edhe për paraqitjen e tyre fizike

Nisur nga kjo, Dua na dhuron material të mjaftueshëm për ta komentuar, pasi artistja është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe sjell fotosesione të ndryshme.

Në një fotografi të radhës që ka ndarë me miliona adhurues në Instagram, Dua u paraqit me një veshje nga materiali i lëkurës të kombinuar me aksesor, flokë bionde dhe grim të lehtë. Dua dukej për mrekulli teksa me pamjen përherë mahnitë.

Kujtojmë që Dua ka shtyer turneun evropian i cili ishte planifikuar të mbahen në prill të këtij viti, për vitin 2021 për shkak të pandemisë COVID-19.

Ndryshe, Dua po qëndron e izoluar në shtëpinë në shtëpinë e saj në Londër bashkë me partnerin e saj, modelin Anwar Hadid./Indeksonline/

View this post on Instagram

?????

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on