Dua Lipa koncert nga shtëpia, për të mbledhur fonde për bamirësi

Dua Lipa edhe një herë ka treguar shpirtin e humanistes.
23 vjeçarja ka bërë të ditur se do të këndojë nga shtëpia për të ua lehtësuar adhuruesve karantinën, por me këtë performancë edhe do të mblidhen të holla për bamirësi, shkruan Indeksonline.
Dua përmes një postimi në Instgram bëri të ditur se bashkë me Mark Ronson do të organizojnë performance ndërsa paratë të cilat do të dhurohen nga publiku do të shkojnë për Fondin e Reagimit të Solidaritetit COVID-19 dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Eja shiko performancën time me DJ @iammarkronson #LoveLockdoën që del në Youtube në 3 pasdite! Për çdo 1 $ që ju dhuroni në videon e drejtpërdrejtë, Google.org do të dhurojë 2 dollarë (deri në 5 milionë dollarë total) drejt fondit që funksionon në Google dhe YouTube deri më 30 qershor, duke përfituar nga Fondi i Reagimit të Solidaritetit COVID-19 për Organizatën Botërore të Shëndetit (përmes Fondacionit të Kombeve të Bashkuar). Së bashku, ne mund të ndihmojmë në arritjen e këtij qëllimi dhe të mbledhim fonde dhe të mbështesim gatishmërinë dhe përgjigjen globale në komunitetet e prekura nga përhapja e COVID-19 “, ka shkruar artistja shqiptare.