11:01 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa krenare me festivalin Sunny Hill: Ëndërr e bërë realitet! (Foto)

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i parë i festivalit Sunny Hill, ngjarje kjo e organizuar nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo e fundit po ndjehet krenare me punën që ka bërë babai i saj, për të cilën thotë se pavarësisht vështirësive, ëndrra është bërë realitet.


“Një natë tjetër e suksesshme në @sunnyhillfestival ❤ Duke u ndier shumë krenarë me të gjithë punën e vështirë dhe duke parë këtë ëndërr të kthehet në një realitet. Ne me të vërtetë po e bëjmë këtë! Natën e fundit të festivalit sonte !!!!! ❤”, ka shkruar mbrëmë këngëtarja në llogarinë e saj Instagram, teksa ka postuar disa fotografi ku shihet me prindërit e saj, shkruan Indeksonline.


Ndryshe Dua Lipa ka përfunduar në natën e parë festivalit, ndërsa ishte dj i famshëm botëror, Martin Garrix që përfundoi me super atmosferë këtë event madhështor të muzikës./Indeksonline/