Dua Lipa krenare me prejardhjen, poston hartën e Ilirisë
Dua Lipa po vazhdon të na bëjë krenar me secilën arritje të saj në botën e muzikës.
23 vjeçarja është në kulmin e karrierës duke qenë sot një prej këngëtareve më të famshme dhe më të kërkuara në botë, shkruan Indeksonline.

Por, pavarësisht kësaj, Dua asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e saj, madje ajo vazhdimisht tregon se sa krenare është që vjen nga Kosova.

Edhe në një postim në ‘InstaStory’ Dua edhe një herë e ka dëshmuar këtë, ylli botëror ka publikuar një video të shkurt teksa tregon hartën e Ilirisë ku shihet edhe Dardania.
Prejardhja Ilire e shqiptarëve duket se është një tjetër arsye pse Dua është kaq krenare me vendlindjen e saj.

Kujtojmë, që Dua herë pas here viziton Kosovën, këtë ajo do ta bëjë edhe në muajin gusht kur edhe pritet të performoj në festivalin ‘Sunny Hill’./Indeksonline/