17:38 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa kthehet në studio, gati për hite të reja

Ajo sot është një nga emrat më të njohur dhe më të suksesshëm në muzikën ndërkombëtare.

Ylli kosovar, Dua Lipa pas angazhimeve me koncerte dhe evente të njohur është rikthyer në studio për të punuar rreth projekteve të reja, shkruan Indeksonline.

23 vjeçarja ka publikuar në imazh të ri në llogarinë e saj në ‘Instagram’ përmes të cilës ka treguar se ka filluar punën për këngët e reja.

Ndryshe, për Dua viti 2019 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, ajo në shkurt të këtij viti ka fituar dy çmime ‘Grammy’ ndërsa një ‘Brist Awards’./Indeksonline/