75 Mall Live Search
10:58 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa promovon koleksionin e parë të veshjeve

Dua Lipa krahas angazhimeve muzikore ka qenë e fokusuar edhe sjelljen e një koleksioni të xhinëseve e që është i pari për të.

Për këtë këngëtarja shqiptare ka bashkuar forcat me markën e njohur “Pepe Jeans” dhe tashmë ky koleksion ka dalë në shitje.

Kështu ka bërë të ditur vetë ylli 24-vjeçar gjatë një postimi të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram

“Jam shumë e lumtur të njoftoj se bashkëpunimi me “Pepe Jeans” është në dispozicion për të blerë. Unë kam qenë duke punuar shumë prapa skenave për të hartuar koleksionin tim të parë, të frymëzuar nga vitet ’90 dhe vitet dhe ‘00 në Londër. Koleksioni është ideuar me fansat e mi, dhe unë jam shumë e entuziazmuar që t’ju shoh duke i veshur”, ka shkruar Dua teksa ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj më të afërt.

Ndërkohë, Dua është drejt finalizimit të albumit të saj të dytë në karrierë, i cili pritet të promovohet brenda këtij viti.

Kujtojmë se në fillim të muajit gusht, Dua së bashku me të dashurin Anwar Hadid erdhi në Prishtinë për të ndjekur nga afër festivalin |”Sunny Hill|./Indeksonline/