75 Mall Live Search
20:19 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa lë frutat e detit, han qebapa midis New York-ut

Dua Lipa vazhdimisht tregon se sa krenare është për prejardhjen e saj dhe këtë e përmend sa herë që i vije rasti.

Këngëtarja shqiptare, por që sot konsiderohet si një nga artistet më të suksesshme në botë shpesh herë tregon se është e dhënë edhe pas ushqimit tradicional shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Dua e cila festat e fundvitit është duke i shijuar bashkë me familjen e saj së fundi ka vizituar një restaurant shqiptarë në New York ku janë ushqyer me qebapa, që sipas 23 vjeçares janë më të mirët që ka ngrënë ndonjëherë.

“Erdha në Bronx për të shijuar qebapat më të mirë shqiptarë në NYC”, ka shkruar Dua./Indeksonline/