Dua Lipa lëndon gjunjët, shkak stërvitja e vazhdueshme

Dua Lipa, ka vendosur të nxisë ende më shumë pritjet e fansave të saj për albumin e ri duke paralajmëruar këngën e saj të radhës “Training Season”.
Ajo ndau me ndjekësit një pjesë të vogël të melodisë dhe disa momente të zgjedhura nga koreografia që do të shoqërojë interpretimin e këngës.
Në video, artistja shfaqet duke u përfshirë në një lëvizje të përsëritur, të cilën e quajti “rrëshqitje me gju”, dhe e cila duket se ka lënë pasoja në gjunjët e saj.