22:19 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / MSH

Dua Lipa, magjepsëse në tepihun e kuq të “BRIT Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve BRIT Awards ku ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Lipa gjithashtu pritet të bëjë edhe hapjen e eventit.

E veshur me një fustan të gjatë të zi lëkure që hapej në fund dhe një varëse zinxhir në qafë ka magjepsur fansat me pamjen e saj. Me flokët e saj të kuq të stiluar thjeshtë dhe një make up tërheqës Dua përfundoi look-un e saj.

Dua Lipa, këngëtare shqiptare me famë botërore

Këngëtarja është nominuar për çmimin “Kënga e Vitit” si dhe për kategorinë “Artisti i Vitit”.

Ceremonia e BRIT Aëards do të drejtohet nga Maya Jama, Roman Kemp dhe Clara Amfo, do të ketë gjithashtu një seri prezantuesish të ftuar gjatë mbrëmjes së mbushur me yje.