75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa mbështet Bernie Sanders për president të Amerikës, afaristi i njohur shqiptar e kritikon ashpër

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka treguar publikisht përkrahjen e saj për politikanin amerikan Bernie Sanders i cili po kandidat për zgjedhjet presidenciale në ShBA, madje ajo ka kërkuar që të gjithë ta votojnë atë.

Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer afaristi të njohur kosovaro-amerikan, Harry Bajraktari.

Përmes llogarisë së tij në Twitter në lidhje me mbështetjen që këngëtarja Dua Lipa ia bëri politikanit amerikan Bernie Sanders.

“Është një ditë e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila as nuk jeton në SHBA, e mbështetë Bernie Sandersin”.

“Shqiptarët e kanë parë se çka i ka bërë komunizmi Shqipërisë. Edhe prindërit e saj e përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste”.

“Dua është një artiste e mrekullueshme, por kjo gjë është fëmijërore”, ka shkruar ai në statusin e tij.

Ndryshe, Dua vazhdimisht tregon bindjet e saj politike, ajo kohë më parë tregoj se ishte kundër daljes së Britanisë nga BE./Indeksonline/