10:34 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa mbështet Bidenin për president të Amerikës, kërkon përsëri ta votojnë

Dua Lipa njihet si një artiste që nuk heziton t’i tregojë preferencat e saj edhe në politikë.

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore gjatë gjithë kohës, ka treguar mbështetjen e saj për Joe Bidenin për president të Amerikës dhe këtë e bëri edhe një herë, shkruan Indeksonline.

Dua ka publikuar rezultatet e një sondazhi në të cilin Bideni, ka dalë fitues me 50%, ndërsa Trumpi 41%, ndërsa kjo nuk ka mjaftuar për këngëtaren e cila kërkoi që të dalin në zgjedhje.

“Mos u ndjeni rehat nga rezultatet e sondazhit dilni dhe votoni për të!”, ka shkruar Dua në postimin e fundit.

Pak ditë më parë Dua përmes një videoje tregoi mbështetjen e saj për Bidenin, i cili sipas saj i ka dalë në ndihmë shqiptarëve në kohët më të vështira./Indeksonline/