Dua Lipa mbyll koncertin në Auckland, paralajmëron diçka të re!

Superylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment emocionues nga fundi i koncertit në Auckland, Zelandë e Re.
Në një postim të fundit, ajo shkroi: “Nata jonë e fundit në Auckland dhe turne të tjera të ndryshme thaaaaang ⭐️”, duke lënë të kuptohet për projekte të reja apo ndalesa të tjera të mundshme në turneun e saj, shkruan Indeksonline.

Postimi është shoqëruar me foto dhe video nga performanca në skenë, ku ajo shkëlqen me energjinë dhe stilin e saj unik.

Fansat kanë reaguar menjëherë me komente entuziaste dhe urime për suksesin e artistes.
Dua Lipa është aktualisht në një nga fazat më të suksesshme të karrierës së saj, duke sjellë koncerte të mbushura me publik në mbarë botën dhe duke u përgatitur për publikimin e albumit të ri./Indeksonline/