75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa me 19 milionë ndjekës në Instagram, i falënderon në të brendshme

Dua Lipa vazhdon të jetë në mesin e yjeve më në zë dhe më me ndikim në botë.

Këtë e tregon edhe numri i madh i ndjekësve në llogaritë e saj sociale.


Së fundmi ylli hiti i ‘New Rules’, tregon se tashmë 19 milionë ndjekës po e përcjellin atë në Instagram, shkruan Indeksonline.


Ajo ka falenderuar të gjithë fansat e saj përmes një fotografie ku shihet në brekë, ndërsa shkruan:

Faleminderit për 19 milionë! Tani unë do vë paruke dhe do kërcejë për ju!