75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / AR

Dua Lipa me koncert gjigant, do të flasë për shpërnguljen nga Kosova

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, do të mbajë një koncert në stadiumin Wembley.

29-vjeçarja ka mahnitur me paraqitjen në Glastonbury të premten, transmeton Indeksonline.

Dua Lipa do të shkojë në stadiumin Wembley për të luajtur koncertin e saj më të madh ndonjëherë, thanë të dielën të brendshmit e industrisë

Duke folur për ‘The Sun’ një burim tha se Dua do të këndoj në një koncert ku priten të jenë rreth 90,000 persona, duke ndjekur gjurmët e Madonna-s dhe të Taylor Swift.

Ylli anglez-shqiptar, 29 vjeç, mahniti turmën e Glastonbury të premten, kur ajo u bë titullar i skenës Piramida për herë të parë.

Burimi tha se do të jetë një moment emocionues për yllin e popit, pasi do të tregojë për punën që ka bërë kur është shpërngulur në Londër nga Kosova, në moshën 15-vjeçare./Indeksonline/

Dua kryesoi Festivalin Glastonbury për herë të parë të premten dhe nuk humbi kohë duke festuar me të dashurin e saj Callum Turner në një natë jashtë.