14:22 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa me mision bamirës, viziton fëmijët refugjat në Liban

Pas Rita Orës e cila në kuadër të UNICEF qëndroj në Kosovë për tri ditë, edhe Dua Lipa ka marr pjesë në misionin bamirës të kësaj organizate.

Ylli kosovar i muzikës vizitoj fëmijët refugjat në Liban me të cilët tha që bashkëndjenë dhe ka një lidhje personale me ta, shkruan Indeksonline.

Dua u shpreh se kjo përvojë për të ishte zemërthyese dhe emocionale dhe se të gjithë meritojnë të jenë të barabartë.

“Kisha përvojën më të mirë që të bën të reflektosh gjatë qëndrimit në Liban për 3 ditët e fundit duke punuar me fëmijët në vendbanimet refugjatë dhe trajnimin e të rinjve dhe programet e ndërtimit të aftësive. Unë në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë për të cilën janë futur për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ato janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshnin dhe buzëqeshin dhe shfrytëzojnë më së shumti një situatë të keqe. Unë kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkuar Dua Lipa përkrah disa imazheve të publikuar në ‘Instagram’./Indeksonline/