13:40 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa me një tjetër sukses, lë prapa edhe Rihannën

Sukseset e Dua Lipës po shtohet çdo ditë e më shumë, madje ajo po shijon këtë edhe me albumin e ri “Future Nostalgia”.

23 vjeçarja këtë herë është renditur e para në platformën “Spotify” duke lënë pas vetës emrat më të njohur në botë si Billie Eilish, Taylor Swift, Ariana Grande, Rihanna, Selena Gomez e shumë tjera.

Kutojmë poashtu që albumi Duas është në vendin e parë në toplistat e Britanisë së Madhe edhe pas disa javësh publikimi.

Ndërkohë, Dua vazhdon të kontribuoj dhe të tregoj me kranari për prejardhjen nga Kosova, ajo së fundi ka realziaur një intevistë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin duke treguar kështu interesimin që ka për vendlindjen./Indeksonline/