Dua Lipa me të dashurin, kujdesen për njëri-tjetrin

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur me sukses të prekë majat e top listave më të rëndësishme në botë.
Ajo falë talentit në muzikë ka bërë për vete dhjetëra miliona fansa nga e gjithë bota, që gjithashtu e ndjekin bukuroshen nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Dua tash e një kohë është në lidhje me Anwae Hadid, vëllaun e modeleve të njohura Bella dhe Gigi Hadid.
Së fundmi ajo ka pozuar përkrah tij ku duket se po kujdesen për njëri tjetrin pasi kanë aplikuar maskë për fytyrë, duke marrë vëmendjen e miliona fansave të Dua Lipës. /Indeksonline/
