23:58 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa me të dashurin në makinë, ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë. Ajo falë muzikës që bën ka arritur miliona fansa gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Ajo pos sukseseve në muzikë, tashti suksese po korr edhe në romancën e saj të re me modelin Anwar Hadid me të cilin tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen.

Anwar është vëllai i modeleve të njohura Bella e Gigi Hadid dhe ai shfaqet vazhdimisht së bashku me Duan.

Së fundmi ata janë parë në makinë së bashku dhe Dua ka publikuar pamje në llogarinë e saj në Instagram që ndiqet nga më shumë se 32 milionë ndjekës.

Hadid ishte edhe në Kosovë përkrah Dua Lipës në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill’ që u mbajt në Prishtinë. /Indeksonline/