09:44 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa me një turne nëpër Evropë, së shpejti me albumin e ri, “Future nostalgia”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka paralajmëruar albumin e ri me titull: “Future nostalgia”.

Këngëtarja madje ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj turrneun e saj nëpër Evropë, ku do të jetë nëpër qytete e shtete të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Turneu do të fillojë me 26 prill në Madrid, ndërsa do të përfundojë më 19 qershor në Irlandë, derisa do të përfshijë shumë qytete e shtete të mëdha evropiane.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua, nëpërmjet një publikimi në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/