Dua Lipa me urim të veçantë për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zgjodhi fjalët më të bukura për urime.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë !!! ???????? 13 Vjet! Kurrë nuk do ta harroj kur shikoja atë që ndodhte në tv, ndërsa jetoja në Prishtinë. Ethe, ethe, ethe, energjia e qytetit! E paharrueshme … krenare të shikoj sa shumë kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ❤️”, janë fjalët e Duas.
Ndryshe, Dua Lipa në secilën paraqitje publike të saj, nuk heziton të tregojë para botës për prejardhjen që e ka.