75 Mall Live Search
08:24 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa me ushqim tradicional, pas kaçamakut është koha për çaj

Dua Lipa edhe pse sot është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të përmendura në botë, por ajo asnjëherë nuk e ka harruar se nga vjen.

Edhe në një postim të radhës që ka bërë ajo ka treguar se vazhdon të jetë tradicionale dhe të ushqehet me ushqime nga vendlindja e saj, shkruan Indeksonline.

Pas gjellës së njohur tek ne si kaçamak ajo më vonë ka publikuar edhe një video derisa po shijonte një gotë me çaj.

Ylli kosovar çdo herë ka treguar me krenari se nga vjen dhe asnjëherë nuk heziton të tregohet falënderuese ndaj popullit shqiptarë.

Ndryshe, Dua sot është emri më i njohur shqiptar në botë së bashku me Rita Ora dhe Bebe Rexha./Indeksonline/