75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen e publikut në ‘Sunny Hill Festival’

Sonte ka filluar festivali ‘Sunny Hill Festival’ në Parkun e Gërmisë.

Në skenën e madhe sonte do të performoj këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, shkruan Indeksonline.

Por para se të dal në skenë Miley, vëmendjen e publikut e ka marrë shoqja e saj, Dua Lipa.

Ylli shqiptarë edhe pse nuk do të performoj gjendet në Parkun e Gërmisë.

Ajo ka përshëndetur publikun e mbledhur. Nga pamjet e para shihet se ka një interesim të madh për festivalin.

Nesër do të performojnë artistët e njohur si Gashi, Ledri Vula, Mc Kresha Lyrical Son, Kida etj.

Ndërsa të dielën, në skenë ‘zbarkon’ Dj me famë botërore, Calvin Harris./Indeksonline/