16:41 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa pjesë e koncertit të organizuar nga “Amazon Music”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar nderi në koncertin e kryeministrisë të realizuar në New York.

Ajo ka kënduar para mijëra të pranishmëve disa nga hitet e saj më të fundit, ndërsa është dukur e shkëlqyer me paraqitjen e saj.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga eventi, duke treguar paraqitjen e saj në këtë mbrëmje.

“Koncerti i kryeministrisë natën e kaluar në New York”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e këtyre fotografive.

E veshur me një fustan të zi plot shkëlqim dhe të shkurtër, 23-vjeçarja vuri mjaft mirë në pah linjat e saj atraktive.

Pamja e saj me flokë të shkurtra i jep edhe më tepër hijeshi artistes, e cila ishte një nga të ftuarat speciale të kësaj mbrëmje.

Dua përndryshe muajin e ardhshëm do të jetë prezente në Kosovën, për të parë nga afër edicionin e dytë të festivalit “Sunny Hill”, të organizuar nga i ati i saj, Dukagjin Lipa.