75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa momente romantike me të dashurin, kombinohen edhe në veshje

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isaac Carew janë ndër çiftet më të përfolura të momentit në botë.

Ata po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe kjo vërehet edhe në postimet që bëjnë për njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline.

Ishte Isaac ai që së fundi ka publikuar disa fotografi përkrah yllit shqiptar duke ndarë madje edhe një puthje së bashku.

Ajo që binte në sy ishte edhe kombinimi që kishin bërë në veshje dyshja simpatike.

Kujtojmë që Dua së fundi fitojë dy çmime ‘Grammy’ dhe një në ‘Brit Awards’./Indeksonline/