Dua Lipa ndan foto nga turneu i saj muzikor, thotë se 2022 ‘i ndryshoi jetën’

Dua Lipa ka përfunduar turneun për albumin e dytë “Future Nostalgia” që doli në treg në vitin 2020.
Ditën e djeshme në Instagram ka publikuar disa imazhe nga prapaskenat duke shprehur mirë njohje për fansat e saj, transmeton Indeksonline.

“Nostalgjia e së ardhmes 2022 viti që ndryshoi jetën time. Faleminderit për kujtimet e përjetshme”, shkroi ajo.
Në paraqitje, Dua është shfaqur me një fustan glamuroz ndërsa publiku shihen të entuziazmuar nga ajo dhe këngët e saj.
Shumë fansa e komplimentuan Duan menjëherë pas publikimit të postimit./Indeksonline/
