Lipa shpëndan një lajm të rëndësishë për fansat, e ata zhgënjehen shumë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, sapo ka shpërndarë një lajm të rëndësishëm për fansat. Dua ka njoftuar se turneu i saj i paralajmëruar në Evropë, do të shtyhet.
Dua ka thënë se është e pamundur që të mbahet ky turne për shkak të pandemisë, shkruan Indeksonline.
Turneu, që do të mbahet në shumë kryeqytete e qytete të mëdha evropiane do të shtyhet për në shtator dhe tetor të vitit 2021.
Dua u ka bërë thirrje fansave që të mbajnë biletat e rezervuara, ngase ato do të vlejnë edhe për koncertet e radhës.
Kosovarja e famshme ka thënë që gjatë kësaj periudhe, ajo do të jetë aktive dhe do t’iu ofrojë fansave gjëra zbavitëse./Indeksonline/
